AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e

Kosova po kalon një moment të vështirë ekonomik, teksa vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë mbyllur apo kanë falimentuar të paktën 2000 biznese. Në një intervistë për Ekonomia Online, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve(AKB) Agim Shahini, thotë se trendi i ndërmarrjes në Kosovë është duke u përkeqësuar nga viti në vit.

"Nëse flasim për shuarjen e bizneseve, ne këtë vit një shuarje e bizneseve kemi mesatarisht diku mbi 700 biznese të shuara, sipas statistikave, por sipas Aleancës Kosovare të Biznesit numri i bizneseve të shuara, të pushuara dhe të falimentuara për gjashtë mujorin e parë e kap mbi 2000 kompani."

Ai sjell edhe shifrat e të papunëve si rezultat i mbylljes së këtyre bizneseve.

"Nëse konsiderojmë këto biznese sipas statistikave tona që kanë pasur tre e më shumë të punësuar, vetëm në gjashtë mujorin e parë na kanë mbetur mbi 5000 punëtorë pa vende të punës..."

E përballë këtyre shifrave alarmante, Agjencia e Statistikave të Kosovës, sjell shifra mbi regjistrimin e bizneseve, ku rezulton se vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar 1 mijë e 108 të tilla, duke shënuar një rënie prej 16,9 për qind.

Shahini thekson edhe faktorët që ndikojnë në këto shifra.

"Shumë qytetarë kanë shpirt ndërmarrës dhe tentojnë të hyjnë në tregun e punës, tregun e aktiviteteve ekonomike, provojnë të hyjnë...., por shohin që nuk është e lehtë të kemi një aktivitet të rëndomtë karshi konkurrencës, ... për shkak se konkurrenca është e ashpër, e padrejtë, energjia elektrike është tepër e lartë, politikat fiskale jo të mira, sa i përket financimit të projekteve janë procedura të stërzgjatura. Poashtu procedurat për licensa, sidomos për të marrë leje ndërtimi, për të marrë ndonjë licensë për gurthyes apo për ndonjë fabrikë janë tepër të larta dhe këto janë dekurajim, përderisa në vendet tjera çdo biznes..."

E si zgjidhje shihet hapja e tregut ekonomik të Kosovës.

Vendi vijon të jetë në një situatë të pafavorshme, edhe për shkak të politikës, ku në vetëm 1 vit e gjysmë, janë mbajtur disa palë zgjedhjesh, duke e futur vendin në paqëndrueshmëri

EMISIONET