Abuzoi me fëmijën 4 vjeç të familjes ku punonte e ëma si dado, dënohet me 7 vjet burg futbollisti grek
Gjykata Ushtarake 5 anëtarëshe e Janinës vendosi njëzëri dënimin me 7 vite burg, pa pezullim në Apel, për futbollistin 28-vjeçar nga Agrinio të arrestuar 7 muaj më parë për abuzimin e vazhdueshëm të një djali 4 vjeçar.
Në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e djalit, ku ajo punonte si dado.
Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente.
Prindërit e katërvjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij.
Më pas, ata iu drejtuan një specialisti, i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur. 28-vjeçar akuzohet se ka abuzuar me fëmijën nga data 1 mars 2021 deri në fund të majit të po atij viti.
Në verën e vitit 2021 ka nisur denoncimi ndaj 28-vjeçarit. Më 23 korrik 2021 babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit 52-vjeçaren dhe djalin e saj për abuzime me djalin e tij katërvjeçar.
Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël.
28-vjeçari u arrestua dhe të dhënat e tij u bënë publike me urdhër të prokurorit.
Në kërkim të faljes, i akuzuari nuk ka pranuar veprimet e tij dhe ekspertizën e psikologëve të fëmijëve, ndërsa ka folur për fajësinë e familjes së 4-vjeçarit.
Prokurori i rrethit sugjeroi fajësinë e tij dhe 8 vjet burgim, pa pezullim.
Të afërmit e fëmijës u mblodhën sot jashtë Gjykatës Ushtarake duke kërkuar drejtësi, ndërsa kanë dënuar ashpër autorin.