8 orë në makinë, autopsia: Foshnja vdiq nga asfiksia! I ati: Askush mos e përjetoftë këtë situatë

8 orë në makinë, autopsia: Foshnja vdiq nga asfiksia! I ati:

Foshnja 5.5 muajshe në Arta të Greqisë ka ndërruar jetë si pasojë e mungesës së oksigjenit dhe goditjes nga nxehtësia, sipas raportit të mjekut, pasi babai e harroi vogëlushen për rreth 8 orë në makinë.

Nga rezultatet e autopsisë rezultoi se vdekja ishte asfiksi pasi foshnja mbeti brenda automjetit i cili ishte i ekspozuar ndaj diellit pa mundur të merrte frymë.

Kronika e tragjedisë

8 orë në makinë, autopsia: Foshnja vdiq nga asfiksia! I ati:
Babai duke dalë nga gjykata dhe makina ku e harroi foshnjen

Babai, i cili punon në shërbimin publik, doli nga shtëpia dhe mori me vete fëmijën e tij.

Megjithatë, ai parkoi makinën e tij dhe mori automjetin e kompanisë për të kryer disa punë.

Më vonë, kur kujtoi se kishte lënë në makinë foshnjën e tij 5.5 muajshe, ai u kthye por fatkeqësisht vajzën e vogël, e lidhur me rrip në ndenjësen e fëmijës, e gjeti pa ndjenja dhe me shkumë në gojë.

Ai e transportoi me urgjencë në spitalin e Artës, por mjekët konstatuan vogëlushja kishte ndërruar jetë dhe nuk mund të bënin më asgjë.

Kur u thanë prindërve se fëmija i tyre kishte vdekur, të dyve u ra të fikët dhe mjekët i dërguan në ambulancë për t'u dhënë ndihmën e parë.

Babai kërkon falje të premten

8 orë në makinë, autopsia: Foshnja vdiq nga asfiksia! I ati:
Babai 37-vjeçar i foshnjes

Paraditen e së mërkurës, babai 37-vjeçar i foshnjes, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, është dërguar në Prokurori dhe pritet të pranojë fajin të premten.

Avokati i tij, në prononcimet  për gazetarët tha se mesazhi i klientit të tij është që asnjë person të mos e përjetojë këtë situatë.

Madje, ai përmendi se si babai ashtu edhe nëna 27-vjeçare u përpoqën t'i jepnin fund jetës sapo e kuptuan se foshnja e tyre nuk ishte gjallë.

Sipas informacioneve, pas lajmit për vdekjen e foshnjes, babai ka tentuar të vrasë veten me një kabllo televizive, për pasojë është transportuar në spital ku po trajtohej nën mbikqyrjen e rojeve.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme dhe më e keqja është shmangur.

E shtruar ndodhet edhe nëna e foshnjës fatkeqe, 27-vjeçare, e cila pasi mori vesh lajmin tragjik, tentoi të hidhej nga ballkoni i spitalit.

greqi foshnja ne makine

EMISIONET