Qytetarët optimistë për 2013-ën

Qytetarët optimistë për 2013-ën

Fillimi i 2013-ës i gjen qytetarët  shqiptarë më optimist dhe me më shumë shpresa për projektet që i kanë vënë synim vetes për këtë vit. Ndërsa kanë lënë pas një vit me problematika dhe me  projekte që  duan ti finalizojnë në vitin që sapo ka hyrë. Për mikrofonine  “Ora News”  shumë qytetar  urojnë që ky vit të jetë i begatë si dhe të ketë ekonomi më të mirë për familjet e  tyre, çka përkthehet  me më shumë para në xhepat e tyre, e realizuar kjo me më shumë punë. Shëndeti  cilësohet  një nga urimet që ata kanë për veten dhe  familjarët e tyre.

Por ka edhe nga ata që janë pesimsitë dhe nuk presin asgjë më shumë për vitin e ri, madje  edhe më shumë probleme  në jetën e tyre familjare.

Ndërsa  viti elektoral  duket se nuk do të ndikojë në jetën e  qyetetarëve shqiptarë pasi e shohin këtë proçes si një moment normal të demokracisë.

 

EMISIONET