Një tjetër pacient i infektuar me Covid 19 tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i spitalit Infektiv në Tiranë. 69-vjeçari nga Fieri ndodhet në gjendje të rënduar nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familjarët thanë se ai ishte dërguar në spital një ditë më parë. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu  komentoi ngjarjen duke thënë se pacientët po marrin shërbimin e duhur dhe nuk u mungon as komunikimi me familjen.

Një 69-vjeçar nga Fieri i prekur nga koronavirusi është hedhur nga ballkoni në spitalin Infektiv, duke e çuar në katër numrin e incidenteve të tilla në spitalet Covid-19 pas tri rasteve tragjike të mëparshme tek Senatoriumi.

Për fat të mirë shtetasi Reshat Grëmbi që tentoi aktin e vetëflijimit nga Spitali Infektiv i shpëtoi vdekjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ai ishte shtruar një ditë më parë në spitalin Infektiv, pas transferimit nga spitali i Fierit ndërsa të afërmit e tij thanë për Ora News, se 69 vjeçari nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të shëndetit mendor. 

“Ishte njeri shumë normal, shumë i rregullt.”

Detaje të reja/ Kush është 69-vjeçari nga Fieri që tentoi vetëvrasjen te Infektivi

Lidhur me ngjarjen Ministrja Manastirliu tha se pacientëve nuk u mungon shërbimi dhe as komunikimi me të afërmit.

“Për të lehtësuar komunikimin e tyre kemi vendosur dhe numrat në dispozicion për të komunikuar me mjekun kurues. Duam të jemi shumë të kujdesshëm me qytetarët, me familjarët në këtë rast.

Në një konferencë Ministrja sqaroi se personat që do të duhet të lëvizin për arsye pune apo shëndetësore përtej kufizimeve që hyjnë në fuqi të mërkurën duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.

“Personeli i shëndetësisë, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania duke patur dokumentacionin që vërteton punën pranë këtyre institucioneve.”

Ata që nuk do t`ju binden urdhrave do të ndëshkohen me masa administrative.

“Do të ketë masa administrative për tu zbatuar qoftë nga strukturat e Inspektoriatit Shëndetësor dhe gjithashtu nga policia e shtetit.”

Manastirliu përsëriti se kapacitetet pritëse në 3 spitalet Covid nuk janë ezauruar ende ndërsa theksoi se vjeshta e dimri do të jenë një sfidë jo vetëm për qytetarët por edhe vetë Ministrinë në përballjen e pandemisë.

Lexo dhe

I sëmuri me Covid tentoi vetëvrasjen, QSUT: Po bëjmë maksimumin për ta shpëtuar

Pacientet qe u vetehodhen nga spitali covid
Ky është rasti i katërt i hedhjes nga lartësia të personave të infektuar në spitalet Covid.

Më 2 nëntor, një tjetër pacient me Covid, këtë herë te “Shefqet Ndroqi” u vetëvra duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit.

Ndërsa dy javë më herët, po te “Shefqet Ndroqi”, një 29-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëflijuar.

Shiko dhe

FOTO/ Momentet e para pasi 69 vjeçari u hodh nga kati i dytë i Infektivit

Përveç dy të sëmurëve te “Shefqet Ndroqi”, një tjetër u hodh nga banesa e tij në Tiranë.

A e dini se “izolim” është shpallur fjala e vitit 2020?