Detaje të reja/ Kush është 69-vjeçari nga Fieri që tentoi vetëvrasjen te Infektivi
Ora News zbulon identitetin e pacientit që tentoi vetëvrasjen mesditën e sotme te Spitali Infektiv në QSUT.
Sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktari, bëhet fjalë për shtetasin R.G, nga qyteti i Fierit.
Pacienti është shtruar dje në Infektiv pas infektimit me Covid-19, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, edhe pse policia deklaroi më herët se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.G., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
