“Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins, pas rritjes së madhe të përdorimit të saj gjatë pandemisë.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250,000 përdorime të fjalës “izolim” më 2020, nga vetëm 4,000 një vit më parë. Sipas fjalorit, izolimi përkufizohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”. Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”.

“Gjuha është një pasqyrim i botës përreth nesh dhe 2020 është dominuar nga pandemia globale. Izolimi ka ndikuar në mënyrën se si ne punojmë, studiojmë, bëjmë blerje dhe shoqërohemi ”, tha konsulentja e gjuhës në Collins, Helen Newstead.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të koronavirusit, duke aplikuar kufizmeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij. Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.

Kujtojmë se një vit më parë, Fjalori i Collins i vitit 2019 ishte strike “greva e klimës” e cila mori hov për shkak të protestave klimatike nga studentë të shkollave në të gjithë botën, iniciuar nga aktivistja suedeze e klimës 17-vjeçare Greta Thunberg.