Qipro miraton 3 elementet kryesore të planit të shpëtimit
Deputetët në Qipro miratuan "fondin kombëtar të solidaritetit" për të lehtësuar krizën e bankave, e cila goditi besimin në të gjithë eurozonën. Këto janë ligjet e para të miratuara për të siguruar fondin prej 5.8 miliardë eurosh, çka do t'i hapë rrugën edhe ndihmës ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh.
E ndërsa përpjekjet në parlament vazhdojnë për të arritur konsensus për çështje të tjera kyçe, si taksat mbi depozitat e mëdha bankare, Agjencia e lajmeve "Reuters" raporton se fondi do të lejojë grumbullimin e aseteve shtetërore për raste të emergjencës.
Presidenti Qipriot, Nikos Anastasiadis dhe udhëheqës të partive ndodhen gjatë ditës në selinë e BE-së në Bruksel për të diskutuar në Eurogroup, e cila ndoshta do të mblidhet të Dielën pasdite.
Të Premten, parlamenti qipriot kaloi një total prej nëntë faturash, duke mbuluar tre elemente kryesore të planit të shpëtimit. Ristrukturimi i sektorit bankar në vend, duke filluar me bankën më të prekur nga të gjitha, Bankën Popullore, e cila është e dyta në vend, si dhe miratimin e një kontrolli të kapitaleve që ndalon tërheqjen e depozitave në shumë të mëdha. Gjithashtu kanë aprovuar edhe një fond kombëtar solidariteti. Një tërheqje e tyre do të çonte në kapitullimin e sistemit.
Përpara votimit, Bashkimi Europian, Gjermania dhe bankat kryesore në Qipro i kërkuan deputetëve të miratojnë shpejt reformat. Ndërsa Banka Qëndrore Europiane ka dhënë afatin e fundit qeverisë deri të hënën,për gjetjen e një zgjidhjeje, ose nuk do të ndalojë transferimin e parave te bankat që kanë nevojë.
Duke mos e parashikuar dot fundin e kësaj krize, bizneset në Qipro kanë kërkuar të bëhen pagesa me para në dorë dhe jo me karta apo çeqe. Të Premten pati protesta jashtë parlamentit të Qipros.
