Qeveria ia kalon privatit truallin e Gardës, eksperti: Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në Tiranë

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për ti kaluar një kompanie private truallin e Gardës së Republikës, pranë Liqenit Artificial, reagon edhe eksperti I ekonomisë Pano Soko.

Përmes një postimi në Facebook, Soko ndër të tjera shprehet se, pa asnjë lloj leverdie ekonomike dhe pa asnjë interes public, qeveria thjesht ka shkëmbyer troje me privatin.

"Kulla, kulla, kulla. Kulla të reja në qytet", shkruan Soko.

Postimi i plotë:

“Mesa duket iu gjend vendi dhe Gardës. Qeveria paska miratuar një shkëmbim prone, ku i këmben 1470 m2 të Gardës me një kompani private. Ia paska kaluar truallin e Gardës kompanisë private dhe ka marrë mbrapsht një sasi trualli në një vend tjetër.

Pa asnjë lloj leverdishmërie ekonomike, pa asnjë lloj përfitimi publik. Thjesht ka bëre shkëmbimin dhe kaq.

Por kujdes, pa asnjë lloj përfitueshmërie publike, por përfitueshmëri private ka sa të hanë dhe qentë..

1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.

Dyqanet me 8.000 €/m2.

Apartamentet me 4.000 €/m2.

Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf).

Kulla, kulla, kulla.

Kulla të reja në qytet".

Vendi Lajme Qeveria pano soko Politikë Aktualitet kulla paano soko trualli i Gardës

EMISIONET