Shemben banesat te Stacioni i Trenit, banorët u përplasën me policinë
Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektoriati vendor nisën shembjen e banesave në ish-Stacionin e Trenit për ndërtimin e bulevardit të Tiranës.
Janë rreth 16 banesa që do të preken nga kjo ndërhyje në infrastrkturë, IKMT nisi shembjen e 4 objekteve të para.
Ndërhyja u shoqërua me përplasje fizike mes banorëve dhe policisë për shkak të shpronësimeve, si një problematikë e pazgjidhur ndër vite.
Pronarët e truallit dhe të banesave nuk janë dakort me vlerën e përcaktuar me VKM nga qeveria Berisha në vitin 2013 si dhe nuk kanë marrë dëmshpërblimet e nuk kanë mundësi për të siguruar të ardhura të tjera.
Sipas çmimit që qeveria ka vendosur për kompesim, një banori i takon të marrë 179 mijë lekë për metër katrorë për shërbim biznesi dhe 263 mijë lekë të vjetra për metër katror për pronarët.
Gjatë ndërhyjes banorët kanë refzuar të dalin jashtë, madje kanë kërcënuar me mjete të fohta se do të vepronin duke lënduar veten apo duke vepruar mbi forcat e policisë, nëse ndërhyja do të bëhej me dhunë.
Policia lajmëroi ambulancën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore qe shfaqën banorët gjatë aksionit.
2 personat e shoqëruar në komisariatin nr 3 për shkak të kundërshtimit të policisë janë lënë të lirë pasditen e së enjtes.
[caption id="attachment_685358" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shembja e ndertesave tek Stacioni i Trenit[/caption]
Konflikti nisi paraditen e sotme, 25 shkurt
Banorët që preken nga punimet e bulevardit, pranë stacionit të Trenit kanë dalë sot në protestë.Këta banorë kundërshtojnë ndërhyrjet në Bulevard sepse nuk janë shpronësuar.
Shoqërohen disa banorë
Banorët janë përplasure me policinë, pasi ata nuk kanë pranuar që të largohen nga benesat të cilët preken nga prishja për zgjëerimin e bulevardit.Ndërsa disa prej banorëve janë shoqëruar nga forcat e policisë.
Banorët nuk pranojnë të braktisin banesat
Banorët kanë deklaruar se nuk janë dakord me çmimin e shpronësimeve.
"Vetëm të vdekur do të dalim nga banesa", tha një banore.
Ndërkohë një familje e cila preket nga zgjatimi i bulevardit ka kundërshtuar me forcë, policinë duke mos lejuar të futen në banesë, ku ndodhen edhe 3 gra të cilat kanë kërcënuar me thikë policinë.
Banorët: Nuk na kanë kaluar parate në llogari
Banorët pretendojnë se nuk janë lajmëruar, dhe nuk janë janë kaluar paratë në llogaritë bankare për shembjen e godinave.Po ashtu ata kanë deklaruar se afati që i ishte lënë banorëve për t'u larguar nuk ka qenë i mjaftueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=1Z1Q5ci8Enw
