Puna e Victorias si stiliste
Të jesh një nga stilistet e preferuar të yjeve të Hollywood-it, është fat dhe një prej tyre është edhe ish pjestarja e grupit të vajzave “Spice Girls”, Victoria Beckham.
Ajo herë pas herë është një nga stilistet e përzgjedhura të këtyre vipave për evente të mëdha si psh “Oskar” apo edhe mbrëmje të tjera të rëndësishme.
Tani ajo ka arritur një status të saj të rëndësishëm si stiliste dhe është mjaft e zonja në këtë fushë, por pyetja qëndron si punon Victoria.
Ajo ka zbuluar për fansat e saj se i dizajnon rrobat e koleksionit të saj duke qenë vetë e zhveshur. 39-vjeçarja ka pranuar se ajo para se të filloj të krijojë një dizajn, zhvishet totalisht dhe më pas i provon rrobat në trupin e saj.
“Fillimisht ulem e diskutoj me ekipin përsa i përket ideve. Më pas zhvishem dhe fillimisht i bëjë rrobat për veten time duke i provuar në trupin tim.”
Këtë gjë, Victoria e ka zbuluar gjatë një fjalimi në Londër gjatë një festivali mode, “Vogue Festival”.
Teksa ajo fliste, djali i saj 14-vjeç, Brooklyn dhe burri, David Beckham ishin të pranishëm.
“Brooklyn është këtu sot duke zbuluar se e ëma e tij ka një punë të vërtetë", u shpreh Victoria me shaka.
