PS prezanton në Durrës programin për shërbimet publike

PS prezanton në Durrës programin për shërbimet publike

Partia Socialiste, ka zhvilluar pasditen e sotme një konferencë në qytetin e Durrësit, në të cilën ka prezantuar programin për shërbimet publike.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama,  cili në fjalën u shpreh:

“ Fondi për ndihmën sociale nuk do shpërdorohet më pas 23 Qershorit. Kryetarët e partisë në pushtet e mbajnë peng ndihmën sociale në këmbim të votës. Shërbimet publike në Shqipëri, janë sipas nevojës dhe jo sipas xhepit. Zgjidhja e punësimit nuk është hapja e dyerve të Universiteteve, por formimi professional I të rinjëve. Teoria në shkollë lidhet me praktikën në punë ku nxënësi të fitojë edhe para. Ne do të përmbysim plotësisht skemën e ndihmës ekonomike, dhe do të rikthejmë skemën e riintegrimit shoqëror. 50 milion dollarë të harxhuara për atë që quhet ndihmë ekonomike, por që në të vërtetë bëhet fjalë për një lëmoshë, që prej vitit kur demokratët erdhën në fuqi. Lëmoshë në këmbim të votës, Një taksë që nuk paguhet me para por me lënien peng të dinjitetit të njeriut të varfër dhe të papunë në një pushtet politik që ekziston vetëm se vjedhe votën duke abuzuar me paratë e popullit shqiptar.

Për Partinë Demokratike,  shqiptarët janë zgjedhës, kurse për Partinë Socialiste shqiptarët janë njerëz. Për ta drejtësia, shëndeti, arsimi janë mallra, dhe nuk ke asnjë të drejtë po nuk pate lek. Këta thonë, po nuk pate lek, mos u sëmur, po u sëmure gjeje vetë zgjidhjen."

 

EMISIONET