Protesta të dhunshme në Turqi

Protesta të dhunshme në Turqi

Policia turke ka përdorur ujë me presion në Ankara, për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë akuzuar autoritetet për parregullsi zgjedhore.

Protestat e së martës jashtë Këshillit të Lartë Zgjedhor vijnë pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ka fituar zgjedhjet e së dielës në qytetet kryesore - Ankara dhe Stamboll.

Ndërkohë Opozita ka paralajmëruar se planifikon të sfidojë disa rezultate, ndërsa ende nuk janë publikuar Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve locale.

Kryeministri turk Recep Taip Erdogan ndërsa deklaroi fitoren një ditë më parë, paralajmëroi rivalët e tij politikë se do ta paguajnë për akuzat ndaj tij dhe partisë së tij.

Paralajmërimet e Erdogan bëhen disa ditë pasi qeveria e tij bllokoi faqen elektronike YouTube, pasi një video e publikuar në këtë faqe përmbante një regjistrim zanor që mendohet se implikonte zyrtarë të lartë qeveritarë në afere korruptive.

EMISIONET