Protesta e PD, Ambasada e SHBA porosit qytetarët e saj: Bëni kujdes
Ambasada amerikane përmes faqes së saj zyrtare ka apeluar qytetarët e saj amerikanë që jetojnë në vendin tonë të bëjnë kujdes me protestën që PD ka planifikuar të zhvillojë sot në orën 14:00.Në seksionin e mesazheve për sigurinë e qytetarëve amerikanë informohet se protesta megjithëse është parashikuar të jetë paqësore mund të kthehen në protestë ku ka konfrontime, andaj Ambasada u bën thirrje të shmangin zonës ku do të zhvillohet protesta si dhe të bëjnë kujdes.
“PD ka thirrur në protestë kundër qeverisë në orën 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit do të mblidhen në shesh dhe më pas do të marshojnë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe sheshit "Nënë Tereza".Shmangni zonat e demonstratës dhe bëni kujdes. Demonstratat në qytet mund të nxisin grumbullime të tjera apo demonstrata në zona të tjera të qytetit apo të vendit” - thuhet në njoftimin e Ambasadës.
2 dite para protestës së thirrur nga Partia Demokratike, kryetari Lulzim Basha shtroi një drekë pune për Ambasadorët e akredituar në Tiranë, për ti njohur gjerësisht me shqetësimet që bënë të thirrej kjo protestë, por dhe për ti garantuar ata për mbarëvajtjen e saj.
Basha ka njohur Ambasadorët lidhur me shqetësimet e fundit politike dhe sociale në vend, duke filluar nga vendimet e qeverisë, të cilat në syrin e opozitës janë arbitrare dhe jashtë themeleve kushtetuese.
