Çarmatimi pa luftë i Sirisë, Rama: Detyrim i patjetërsueshëm dhe krenari

Prezantohet shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo. Prezantimi i tij është bërë me një ceremoni në  Komandën e Doktrines e Stërvitjes, ku kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Kryeministri Rama deklaroi sot para Forcave të Armatosura se çarmatimi pa luftë i regjimit vrasëtar i Sirisë është një detyrim i patjetërsueshëm por edhe krenari për shqiptarët.

Duke folur në ceremoninë e prezantimit të shefit të ri të shtabit të përgjithshëm, Rama ngriti lart aleancën me SHBA duke nënvizuar se Shqipëria i është borxhlie për arritjet e sotme.

“Ne i japim rëndësi partneritetit me SHBA-në dhe mëshirimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne s'do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye se falë këtij partneriteti sot shqiptarët janë më të mirë se kurrë kudo ku banojnë në rajonin tonë, por qeveria i jep rëndësi të posaçme edhe çuarjes përpara me shpejtësi dhe efikasitet të reformës  së gjithanshme të FA, ristrukturimin organizativ, sisitemin e edukimit, realizimin cilësor të detyrimeve tona” tha Rama.

Gjithashtu Rama ka vlerësuar punën dhe përpjekjet e ushtarëve të cilët sipas tij japin më të mirën prej vetes për angazhimin e Shqipërisë në NATO.

“E ndjej për  detyrë të lartë që nga ky shesh të nënvizojë se liria, paqja e siguria që kemi si një vend u NATO-s nuk janë të mira natyrore e as të dhënë njëherë e përgjithmonë. Ato qëndrojnë falë shërbimit dinjitoz të ushtarakëve që i shërbejnë paqes jo vetëm brenda vendit por edhe në fronte të ashpra. Populli u ka borxh mirënjohjen, ndërkohë që qeveria u ka borxh vëmendjen dhe mbështetjen më të plotë” tha Rama.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se përzgjedhja e Bazos është bërë përmes vlerave, eksperiencës së gjatë dhe përkushtimit të tij pa hije duke shprehur besimin se ai do të jetë në lartësinë e detyrës së re.

Ndërsa shefi i shtabit të FA-së Bazo është shprehur se ndihet krenar për marrjen e detyrës së re ndërsa ka kërkuar edhe mbështjetjen e ministrisë së mbrojtjes dhe kryeministrit për  të përballuar me sfidat.

“Kërkoj të kem mbështetjen e qeverisë, ministrit dhe FA në njëk ohë që përballemi me sfidat e një spektri të gjerë, Vnedi ia  besoi bijtë Forcave të Armatosur, ndërkohë që ne u detyrohemi trajnimin dhe mbështjetjen më të mirë të mundshme ” tha Baze.

Shefi i përgjithshëm ka shprehur besimin se talenti dhe gadishmëria e Forcave të Armatosura do të jetë i plotë.

“Objektivi im do të jetë frymëzimi i çdo pjesëtari të FA për të dhënë maksimumin. Si ushtarak detyra jonë është mbështetja e nevojave të vendit në funksion të sigurisë dhe paqes. Do të shfrytëzoj çdo mundësi për të kombinuar stërvitjen e FA me projekte konkrete, që të justifikohen paratë e taksapaguesve shqiptarë” tha Baze.

Presidenti Nishani dekretoi më 7 nëntor Jeronim Bazon si shef të ri të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Xhemal Gjunkshin,i cili dha dorëheqjen nga ky post pas gati tre vjet shërbim.

EMISIONET