Prefekti i Vlorës: Reformë territoriale në të gjithë qarkun
Prefekti i qarkut Vlorë, Besnik Dervishi, është shprehur se së shpejti do të bëhen reforma territoriale pasi shumë prej komunave të këtij qarku nuk kanë të ardhura për të kryer funksionet tyre.
Kjo deklaratë e prefektit Dervishi, i cili ka vetëm pak ditë në këtë funksion vjen menjëherë pas përfundimit të konferencës së zhvilluar në Tiranë, ku u diskutua pikërisht për këtë reformë territoriale e cila do të ndërmerret në të gjitha qarqet e vendit.
Pas takimit të zhvilluar me kryetarët e Bashkive të këtij qarku, prefekti Dervishi është ndalur edhe në takime të organizura me kryetarët e Komunave, ku u ka kërkuar që ata të jenë sa më afër komunitetit për të marrë opinionet e tyre dhe më pas përcjelljen te instancat m të larta.
