Portugalia e gjitha në këmbët e Ronaldos

Portugalia e gjitha në këmbët e Ronaldos

Irlanda Veriore sot në Belfast pret kombëtaren e Portugalisë në ndeshjen kualifikuese për botërorin Brazil 2014. Irlandezët në ndeshjen e parë në Lisbonë barazuan 1:1 duke e ndalur me sukses yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndërsa këtë gjë synojnë ta përsërisin edhe në ndeshjen e dytë. Me gjithë këtë fakt trajneri, Michael O'Neil deklaroi se portugezët janë ekip i fortë dhe se nuk e kanë vetëm Ronaldon.

"Duhet të jëmi të fokusuar në çdo moment të lojës ata kanë shumë lojtar të mirë. Ronaldo padyshim është futbollisti kyç i tyre por ata kanë edhe shumë lojtarë tjerë të rëndësishëm, por ne do luajmë lojën tonë për të kërkuar fitoren" -tha trajneri i Irlandës Veriore.

Irlandezëve për këtë ndeshje do tu mungoi mbrojtësi i Fulhamit Aaron Hughes i cili ishte lojtari kryesor në duelin e parë duke e ndalur me sukses Ronaldon. Ylli i Reait padyshim që është pika më ë fortë e Portugalisë dhe me shpërthim të mundshme të tij skuadrat kundërshtare e kanë shumë të vështirë ta ndalin. Ronaldo me Portugalinë deri tani ka zhvilluar 105 ndeshje duke realizuar 40 gola.

Portugalia kryeson në grupin F me 14 pikë, ndërsa Irlanda renditet e katërta me 6 pikë.

EMISIONET