"Zvërneci"/ Hasani: Diaspora mbështet protestat, Shqipëria peng i korrupsionit

Bleon Hasani, inxhinier ndërtimi në Gjermani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Drejt” në Ora News, u shpreh se shqiptarët, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ndajnë të njëjtat shqetësime për situatën në Shqipëri.

Ai theksoi se diaspora nuk e ka humbur lidhjen me atdheun dhe ka mbështetur vazhdimisht protestat, ndërsa nënvizoi se problemi kryesor i vendit nuk janë qytetarët, por keqqeverisja dhe korrupsioni që kanë penguar zhvillimin ndër vite.

"Shihet me të njëjtat sy që shihet dhe nga bashkëqytetarët tanë në Tiranë sepse edhe të ne, edhe ne ndjejmë të njëjtën gjë. Si shumë të tjerë, edhe ne kemi lënë pas familje, kujtime, ëndrra, kemi lënë të gjithë vendin tonë për të krijuar një jetë më të mirë, por normalisht asnjëherë nuk e kemi humbur lidhjen me Shqipërinë, edhe nuk do ta humbim ndonjëherë.

Për këtë arsye kemi mbështetur të gjitha protestat që janë zhvilluar jo vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë dhe çdo qytet tjetër të ku diaspora shqiptare ekziston.

Dhe normalisht, e kemi kuptuar që në vitet e fundit problemi nuk janë shqiptarët por është keqqeverisja, korrupsioni që e kanë penguar zhvillimin e vendit ndër vite sepse shqiptarët në botë shkëlqejnë, arrijnë sukses, arrijnë të integrohen dhe të japin kontribute kudo ku ata jetojnë.

Dhe në qoftë se kjo është e mundur në një vend të huaj që nuk e flet gjuhën tënde, kjo është e mundur dhe në Shqipëri në rastin se mundësitë do të krijohen", u shpreh Hasani.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET