EMRI/ Luftë në Lezhë, kërcasin armët në një lokal, një i pl*gosur

Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një të riu.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen.

Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në ndjekje të tyre dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të gjithë të përfshirëve.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.  

EMISIONET