Zbardhet mbledhja e Konferencës se Kryetarëve, si u refuzua komisioni për Ramën: S'ka hetim pa ligjin e ri!

Zbardhet mbledhja e Konferencës se Kryetarëve, si u refuzua komisioni

Konferenca e Kryetarëve mori në shqyrtim sot kërkesën për mocion për debat për çështjen “Rama-McGonigal”, paraqitur prej 19 deputetëve.

Konferenca vuri në dijeni kërkesën e 13 deputetëve për një seancë pyetje-përgjigje me Kryeministrin, z. Edi Rama për takimet me agjentin e FBI-së, Charles Mcgonigal.

Mbledhja, e drejtuar nga kryetarja e Kuvendit Nikolla  mori gjithashtu në shqyrtim edhe kërkesën e 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të kryeministrit, Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal.

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare pranuan në parim dy kërkesat, kërkuan riformulimin e çështjes së parë në “Çështja Charles Mcgonigal në SHBA” dhe propozuan bashkimin e shqyrtimit të saj me seancën pyetje-përgjigje me kryeministrin, Edi Rama për takimet me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal dhe vendosi shqyrtimin si një çështje e vetme në seancë plenare, kur data e zhvillimit dhe koha e debatit të caktohet pas dakordësisë së grupeve.

Përfaqësuesit e shumicës parlamentare propozuan shtyrjen e kërkesës së 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së Charles Mcgonigal deri në miratimin e ndryshimeve ligjore për komisionet hetimore parlamentare.

Duke qenë se në mbledhje nuk u arrit konsensus, Konferenca vendosi dërgimin e tyre për shqyrtim seancës plenare.

charles mcgonigal

EMISIONET