Atentati në Laç/ Softa: Autori dhe vik*ima njiheshin, ek*ekutimi u krye pranë banesës

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, komentoi në “Ora News” atentatin e ndodhur në Laç, duke deklaruar se ngjarja ndryshon nga atentatet klasike të viteve të fundit, pasi autori dyshohet se ka vepruar pranë banesës së viktimës dhe pa përdorur një automjet për t’u larguar.

Sipas Softës, fakti që atentatori ka qëlluar nga një distancë e afërt dhe më pas është larguar në këmbë tregon se viktima dhe autori mund të kenë pasur njohje të mëparshme.

“Në ndryshim nga atentatet e tjera, ky nuk është bërë me një automjet të vjedhur apo me skema të sofistikuara. Personat dyshohet se njiheshin paraprakisht me njëri-tjetrin, ndërsa motivet mbeten ende të paqarta”, u shpreh eksperti.

Softa bëri të ditur se në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa arma e përdorur dyshohet se ka qenë pistoletë. Ai theksoi se identifikimi i autorit të dyshuar është bërë falë provave të mbledhura, përfshirë kamerat e sigurisë dhe të dhëna të tjera hetimore.

Shqetësimi i ekspertit lidhet me personat me precedentë kriminalë dhe pyetjen nëse ata janë monitoruar nga autoritetet përpara ngjarjes.

“Duhet të zbardhet nëse ka pasur informacione paraprake për një konflikt të mundshëm, të gjendet arma e krimit, bashkëpunëtorët e mundshëm dhe të përcaktohen motivet që çuan në këtë ekzekutim”, tha Softa.

Ai shtoi se, edhe pse autori dyshohet se ka vepruar i vetëm, në shumicën e atentateve të rënda kriminale zakonisht përfshihen më shumë persona.

“Nuk është e zakonshme që një atentator të veprojë i vetëm. Provat balistike, dëshmitarët dhe të dhënat telefonike do të jenë vendimtare për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, përfundoi eksperti i sigurisë.

Fatjon Softa:Unë po i referohem burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit dhe ato çfarë mediat kanë informuar mbi bazën e këtij informacioni të marrë nga Policia e Shtetit. Ky vit ka qenë vit atentatesh, por megjithatë kjo nuk mungon, atentati që është i radhës, dhe kjo vjen zakonisht, ajo që ne kemi paralajmëruar gjatë periudhës së verës, kur Policia e Shtetit është shumë e angazhuar me masat e sigurisë në shkallë kombëtare, të përqëndruar tek protestat në vend, dhe me sa duket ky planifikimi i këtij atentati ishte i radhës.

Në ndryshim nga atentatet e tjerë, ky është bërë jo në kushtet klasike, pra me një automjet të vjedhur, largimin nga vendi i ngjarjes, përdorimi i mjeteve dhe armëve siç janë kallashnikov e të tjerë.

Ai ka bërë atentatin në afërsi të banesës, pra personat janë njohur, njihen paraprakisht me njëri-tjetrin dhe motivet e këtij atentati ende janë të paqarta për policinë, por rekordi kriminal i personit të dyshuar, pra autorit të dyshuar që tashmë është identifikuar, çon tek konflikte apo mund të jenë aktivitete të kryera dhe mund të lidhen për jashtë territorit shqiptar.

Ka qëlluar me armë, dyshohet e tipit pistoletë, ka qëlluar nga një distancë e afërt, ka qenë në këmbë, është larguar në këmbë dhe më pas ndjekja e itinerarit të lëvizjes dhe provat e marra nga vendi i ngjarjes dhe dëshmitë, kanë ndihmuar për të përcaktuar autorin e dyshuar, që tashmë është në kërkim.
Arma e përdorur thashë është e tipit pistoletë.

Janë përdorur 7 fishekë, pra 7 fishekë, 7 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes. Është kërkuar ndihma e parë për të çuar dhe për t'i dhënë ndihmën e parë, por nuk i ka mbijetuar plagëve dhe si rrjedhojë humbi jetën personi që ka qenë objektivi i këtij atentati.

Dhe ajo çfarë krijon një lloj shqetësimi është ajo që kemi thënë, që këta persona të cilët kanë rekorde kriminale, persona të cilët janë të skeduar nga Policia e Shtetit, a ka munguar apo jo monitorimi dhe a ka pasur informacione paraprake Policia e Shtetit lidhur me një atentat të mundshëm? Këto do të jenë pjesë e hetimit sigurisht dhe presim që të kemi identifikimin e mjetit të përdorur, automjetit të përdorur, nëse ka pasur atentatorë që kanë qenë bashkëpunëtorë me atentatorin dhe ku mund të jetë,  presim të kemi armën e krimit, ndalimin e autorit të dyshuar dhe të kemi dinamikën më të plotë të këtij atentati duke shkuar dhe për të gjetur motivet dhe shkaqet që e kanë çuar atentatorin në këtë ekzekutim.

3Atentatori ka qenë, të paktën nga kaq sa kemi të dhëna, nuk ka qenë i maskuar, pra ka qenë më i lehtë për ta identifikuar. Kanë qenë kamerat, mund të jenë qelizat telefonike, mund të jenë faktorë të tjerë të cilët policia ka pasur mundësi t'i ketë burime që ka arritur në një zbardhje të ngjarjes. Pra tashmë në një kohë të shkurtër policia ka arritur ta zbardhë atentatorin e dyshuar të këtij atentati.

Dhe shpresojmë, në qoftë se forcat, të cilët janë të angazhuara, forca të shumta në terren, kanë pasur mundësi të bllokojnë rrugët e largimit dhe mund të jemi drejt një identifikimit të zonës dhe kapjen e tij para se ai të largohet nga territori ose të ketë mundësi për të vajtur në territore të huaja.

Atentatet klasike që kanë qenë më të rënda, ku një pjesë e tyre janë të pazbardhura, përfshirë dhe atentatin në aeroportin e Rinasit që pati atë zhurmë dhe atë bujë të madhe për mënyrën se si ai u organizua, kanë përdorur mjete të cilat janë të vjedhura, me targa të maskuara apo me targa të vjedhura, largimi nga vendi i ngjarjes, në pjesëmarrës në një atentat kanë qenë jo më pak se dy apo tre persona, se njëri është drejtues i mjetit, tjetri do të mbajë armën në momentin që del nga automjeti.

Po nuk besoj se atentatori mund të ketë qenë i vetëm, është shumë e rrallë që të ndodhë që një atentator të jetë dhe të veprojë i vetëm. Dhe duhet të gjendet arma e krimit, sepse gëzhojat u gjetën në vendin e ngjarjes, krahasimi me armën, dhe provat balistike, të dhëna të tjera që mund të vijnë nga qelizat telefonike, dëshmitarët, dinamika e të tjerë mund të çojë në zbardhjen.

EMISIONET