VIDEO/ Rama mesazh për zgjedhjet në Turqi: Shumë mendojnë se Erdogan është i ashpër, por…
Në prag të zgjedhjeve të së dielës në Turqi, ku pozita e Erdogan si president i vendit, pas 20 vitesh dyshohet në rrezik, kryeministri Edi Rama ka dërguar një videomesazh mbështetje në drejtim të tij.
Sipas Ramës presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ktheu sytë e botës drejt transformimit të mrekullueshëm dhe shembullor të Turqisë.
‘Turqia është përpara një zgjedhje me rëndësi të madhe jo vetëm për kombin turk, por edhe për Ballkanin dhe Europën. Në respekt të secilit prej qytetarëve turq unë dua të shpreh mbështjen për punën e palodhur të Erdogan’, thotë Rama që në nisje të videomesazhit, i cili është publikuar nga mediat vendase.
“Personalisht për mua, Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në kohë të këqija, por edhe një lider politik shumë i veçantë, sepse ai është dikush që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është shumë i ashpër dhe i mprehtë”, tha Rama.
“Të mos dorëzohesh në këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në një botë kaq të paparashikueshme, e cila duhet të vendosë mes lehtësisë së kthimit, është pikërisht ajo që i duhet dhe do të ketë ende një vend si Turqia,” shtoi ai.
Rama shtoi se shpreson me gjithë zemër që votuesit të marrin në konsideratë rolin e domosdoshëm të Turqisë në zgjedhjet e tyre në ekuilibrat e brishtë të kësaj periudhe të vështirë për Ballkanin dhe gjithë Evropën.
Liderët e Turqisë dhe Shqipërisë kanë marrëdhënie miqësore. Ata tregojnë mbështetje për njëri-tjetrin në kohë të mira dhe të këqija, siç janë fatkeqësitë natyrore.
Shqipëria dhe Turqia mbështetën njëra-tjetrën pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën të dy vendet.
Arnavutluk Başbakanı Edi Rama, Türkiye Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan’ın ülkesi için olağanüstü bir iş yaptığını vurgularken yaklaşan seçimlerde Cumhurbaşkanı Erdoğan'ı desteklediğini açıkladı. pic.twitter.com/tht7KQsFm0
— Time Balkan (@TimeBalkan_) May 8, 2023