"Rrugica" e Arbrit, Meta: Rama nuk ka realizuar asnjë vepër madhore publike

"Rrugica" e Arbrit, Meta: Rama nuk ka realizuar asnjë vepër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur mëngjesin e sotëm nga Rruga e Arbrit, të cilën e quan rrugica e Edi Ramës.

Meta deklaron se në 10 vjet, kryeministri Rama jo vetëm që nuk e mbaroi rrugën, jo vetëm që drita në fund të tunelit kurrë nuk doli, por edhe këto gropat në rrugicën e Arbrit nuk i mbush dot, edhe pse gropa në buxhetin e shtetit ka vajtur me qindra milionë euro.

“Mirëmëngjes nga rrugica e Arbrit e Edi Ramës. Asnjë vepër madhore publike nuk ka qenë në gjendje të realizojë kryeministri Rama, që në 10 vjet në rrugën e Arbrit ka lënë pas vetëm gropa korrupsioni dhe gropa të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burime aksidentesh dhe kanë shkaktuar humbje jetësh”, deklaron Meta.

EMISIONET