VIDEO/ Protestuesit kërkojnë largimin e tij, Rama: Flamingot do marrin atë që kërkojnë, sorrat dhe korbat atë që meritojnë

VIDEO/ Protestuesit kërkojnë largimin e tij, Rama: Flamingot do

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.

Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një video-mesazh të analistit dhe pedagogut, Shpend Gashi, ku ky i fundit dëgjohet duke thënë: “Ju që na thoni në rrugë duam dhunë, duam përshkallëzim, ku jeni sot ku jemi gërricur me policinë ne”.

Në videon e publikuar, Rama ka ndarë edhe një moment kur Gashi mbështet Sali Berishën, ndërkohë që krahas postimit, Kryeministri shkruan se qytetarët do të marrin atë që kërkojnë, ndërsa korbat e sorrat do të marrin atë që meritojnë.

"Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat," shkruan Rama në Facebook.

EMISIONET