Muhaj: Ndërhyrja e policisë ishte një show i dështuar për të mbuluar suksesin e protestës dhe mbështetjen e eurodeputetëve
Pamjet e fundit nga protestat kanë zbuluar një situatë kaotike dhe një shou tërësisht të dështuar të forcave të rendit, të cilat duket se kanë vepruar jashtë çdo hierarkie institucionale.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, Ardian Muhaj, u shpreh se ndërhyrja joprofesionale e tyre ngre dyshime të forta se urdhrat nuk kanë ardhur nga zinxhiri komandues i policisë, por drejtpërdrejt nga zyra e propagandës pranë kryeministrit.
Sipas Muhajt arsyeja pas këtij skenari duket të jetë e qartë: mbulimi i një zhvillimi historik për lëvizjen qytetare. Gjatë më shumë se një muaji protesta, vëmendja kulmoi me praninë e tetë eurodeputetëve dhe nënkryetarit të Parlamentit Evropian në Tiranë. Një mbështetje e tillë e drejtpërdrejtë për një lëvizje qytetare në një vend jashtë Bashkimit Evropian konsiderohet e padëgjuar dhe shënon një goditje të rëndë për narrativën e qeverisë.
"Pamjet po t'i analizojmë, tregojnë se ishte një show i dështuar edhe mënyra e sjelljes së forcave të rendit ishte tërësisht konfuze.
Pra, duket se nuk merrnin urdhra nga hierarkia e tyre, por nga zyra e propagandës së, pranë kryeministrit.
Dhe arsyeja është e thjeshtë. Duket qartazi se në këtë muaj, më shumë se një muaj protesta, ka pasur katër, pesë kryelajme të mira. Dhe një nga më të fuqishmit, një nga më domethënësit ishte prania e eurodeputetëve dhe nënkryetarit të Parlamentit Evropian në Tiranë.
Nuk e di tani, ne duhet të kërkojmë edhe informacion nëse ka ndodhur në vende të treta, pra jo të Bashkimit Evropian, që një grup kaq i madh eurodeputetësh në këtë nivel, me këtë lirshmëri, me këtë pa mungesë dileme, këtë mbështetje, një lëvizje qytetare, duhet të jetë e padëgjuar.
Pra, duhet të jetë historike edhe për Parlamentin Evropian. Dhe duke qenë një kryelajm i cili praktikisht, përveç shqiptarëve dhe përveç atyre që e ndjenin se duhej ta vlerësonin këtë mbështetje, atëherë duhej të zhbëhej ky kryelajm i jashtëzakonshëm. Pikërisht një gol në fushën e kryeministrit.
Sepse kryeministri deri tani ka pasur si element shumë të rëndësishëm, ku e ka mbajtur propagandën e tij, ka qenë që "unë kam një mbështetje ndërkombëtare plebishitare", do të thotë, dhe pak rëndësi ka se si është mbështetja ose jo brenda.
Dhe kjo tashi, për këtë ndërkombëtarizim të protestës, për ta lokalizuar, me këtë ndërhyrje joprofesionale, dhe sikurse e analizoi edhe zoti Havari, tërësisht jashtë rregullave të funksionimit të forcave të rendit dhe të ndërhyrjes profesionale. Pra, një show i dështuar për të mbuluar fitoren e djeshme, por si duket nuk mund ta mbulojë sepse edhe sot doli humbje ", u shpreh Muhaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE:


