VIDEO/ “Po më bën presion” - Fermerët përplasen me Braçen: Do të na dëgjosh të gjithëve! Reagon Baçi: Tregojani vendin, boll ka mashtruar

VIDEO/ “Po më bën presion” - Fermerët përplasen

Me debate është shoqëruar një takim që ka pasur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me disa fermerë të zonës së Lushnjës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Braçe duke debatuar me një fermer, dhe më pas ndërhyn edhe të tjerët.

DEBATI

Braçe: A ka mundësi ta mbaroj unë. Nuk të thash se po më bën presion, se nuk më bën dot. Por nuk më impresionon.

Banori: Unë nuk më intereson se çfarë thua ti. Unë po të filmoj që të kem fjalën tënde, si dokument.

Braçe: Ti nuk ke për të filmuar asgjë nga fjalët e mija atëherë mqe nuk të interesojnë fjalët e mia. Ik e mos dëgjo. Ça po bëj unë, asnjë presion!

Banorët: Ne duam ta zgjidhim me qetësi, këtë çështje, por ti nuk na bën dot presion neve. Ne duam të flasim, mos na u hidh kështu. Do të flasësh me të gjithë këtu se jemi popull.

VIDEO/ “Po më bën presion” - Fermerët përplasen

Reagimi i deputetit Luan Baçi

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Luan Baçi.

Teksa publikon pamjet e debateve mes Braçes dhe fermerëve, Baçi thotë se kjo është fytyra e vërtetë e njeriu që bën dhe “opozitarin” brenda vetë mazhorancës.

“Ky është ai që bën “opozitarin” brenda mazhorancës dhe loz me fjalë në parlament sikur i qan zemra për qytetarët,  tallet me ta, sidomos për banorët e Lushnjes dhe Divjakës, i ka më shumë merak.

Dëgjojeni si sillet në bisedë me këta fermerë të ndershëm dhe punëtorë që janë në hall, a thua së është shefi i tyre dhe jo deputeti që u ka marrë votat dhe paguhet nga taksat e tyre!

Mos e pranoni të vijë aty në shtëpinë tuaj dhe t’iu shantazhojë dhe intimidojë me ngritje zëri duke u çjerrur.

Tregojni vendin ku e ka! Boll ka mashtruar dhe gënjyer me vite të tëra!”, shprehet ligjvënësi demokrat, Luan Baçi.

EMISIONET