VIDEO/ PD denoncon presionet në Kurbin: Ulsi Manja po kërcënon qytetarët, u kanë marrë kartat e identitetit

Socialistët me në krye të deleguarin politik të Qarkut Lezhë Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, po kërcënojnë administratën në Kurbin për të votuar kandidaten e kësaj force politike në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Denoncimi është bërë nga Kryetari i Partisë Demokratike në Kurbin Gjovalin Laska, sipas të cilit po ju merren kartat e identitetit qytetarëve për t’i orientuar votën me 14-maj.

Në Bashkinë e Kurbinit janë në gërë Majlinda Cara e Partisë Socialiste, e cila kërkon një mandat të dytë në krye të kësaj njësie vendore dhe Bahar Haxhiu i kualicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Më poshtë denoncimi i plotë i kryetarit të PD-së dega Kurbin, Gjovalin Laska:

ulsi manja pd kurbin gjovalin laska

EMISIONET