VIDEO/ Gjykata rikthen deputetët në Kuvend, nis me tensione seanca, Bardhi-Spiropalit: Dorëhiqu urgjentisht, u urdhërove nga krimi
Me të lexuar kryetarja e Kuvendit rendin e ditës të seancës së sotme plenare, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi Elisa Spiropalit të japë urgjentisht dorëheqjen, pasi ka dënuar pa ligj deputetët e opozitës duke i përjashtuar ata nga Kuvendit.
Sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
Gazment Bardhi: Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare.
Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp.
Protesta e Sulës
Ndërsa pritej që Kuvendi të mblidhej në seancë plenare, ku opozita ka premtuar normalizim të punimeve parlamentare protesta e opozitës vijon.
I veshur në gjoks me parrullën “STOP dënimeve politike”, dhe me pranga në duar deputeti demokrat Dashnor Sula është shfaqur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë se Sula është pjesë e grupit të deputetëve të përjashtuar nga seancat plenare për shkak të përplasjeve me Gardën dhe policinë pak javë më parë.
Për më shumë ndiqni më poshtë protestën ndryshe të demokratit Dashnor Sula: