Videot erotike të McGonigal "ndezin" Kuvendin, Berisha: Do ua dorëzoj autoriteteve, nuk përmenda emra

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i qëndroi deklaratave të tij se disponon video erotike të McGonigal me ministra të kabinetit dhe shtoi se do ti dorëzojë  në organet kompetente hetimore.

Sali Berisha: Zonja socialiste, në dhjetëra mesazhe, video erotike nuk i kam publikuar kurrë dhe nuk i pulikoj. Atyre që më dërgojnë të tilla u them mos u mundoni se kurrë nuk i publikoj. Këtu është rast tjetër, kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhëtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast çdo dokument që unë do të disponoj dhe disponoj absolutisht do i dorëzoj në organet kompetente hetimore. Përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe gjëra mos kujtoni se ua plotësoj. Kam çensurë të plotë ndaj çdo videoje, çdo mesazhi erotik që vjen te unë për tu publikuar, nuk ndodh. Mos prit të them ato që thotë kryetari yt. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama.Nuk mund të fyej publikisht një grua. Përmenda emra unë aty? Asnjë emër. Pse u dje kjo gjë? Me këtë kërkoni të mbuloni marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal, është e turpshme, jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.

Po çfarë deklaroi Berisha me 10 shkurt që revoltoi gratë deputete socialiste?

"Gonigal, Erion Veliaj, ministra kanë bërë orgjira në klube nate dhe lokale gjysmë errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Është e sigurt kjo që them"- tha Berisha.

27 deputetë të PS-së kanë firmosur kërkesën për të përjashtuar Berishën me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja për shkak se sipas tyre ka kaluar çdo kufi etik me deklaratat e fundit të bërë publike.

charles mcgonigal sali berisha seanca plenare video erotike

EMISIONET