VIDEO/ Nis gjyqi ndaj Fredi Belerit, Ambasadorja greke dhe Vangjel Dule mbërrijnë në GJKKO

Gjykata e Posaccme Anti-Korrupsion nis këtë të hënë gjyqin për kryebashkiakun e zgjedhur të Hiramës Fredi Belerit, i cili kërkon fillimisht lehtësimin e masës me burg.

Ai ka kërkuar gjithashtu leje për të bërë betimin para popullit të Himarës.

Para nisjes së seancës në ambientet e GJKKO-së edhe ambasadorja greke Konstantina Kamits për të ndjekur nga afër këtë seancë të parë mbi çështjen e Fredi Belerit.

Dhe pak minuta pas saj, në GJKKO ka mbërritur edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbahet në burg prej 10 Majit të këtij viti, pasi u kap duke blerë vota.

Pavarësisht se ka kërkuar disa herë masë të më lehtë sigurie, GJKKO nuk e ka pranuar.

Kujtojmë se shteti grek po lobon fort për të nxjerrë nga burgu Belerin, duke çuar edhe një amendament në Parlamentin Europian për lirimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadorja greke bën lëvizje të tilla, pasi më herët e ka vizituar Belerin si në paraburgimin e Vlorës, ashtu edhe në burg, pas vendimit të GJKKO-së ndaj tij.

Ndërkaq gjyqi ndaj Belerit nis vetëm një ditë pas deklaratave të kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili gjatë një konference për shtyp, në Panairin e 87-të Ndërkombëtar të Selanikut tha se nuk do të ndalonte së ngrituri këtë çështje dhe veçanërisht për faktin se autoritetet shqiptare nuk po e lejonin Belerin të ushtronte të drejtën e tij për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës, për të cilën ai tha se ishte një shkelje e shtetit ligjor.

EMISIONET