Regjistrimi i popullisë, Teologu: Të rishihet pyetja që ka të bëjë me deklarimin e përkatësisë fetare. Të deklarohet besimi, më pas je apo jo praktikant?!

Sot nis Censusi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

I gjithë procesi i Censusit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Regjistrimi i popullisë, Teologu: Të rishihet pyetja që ka

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

Lidhur me deklarimin e përkatësisë fetare në këtë regjistrim i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte i ftuar teologu dhe përfaqësues i Kishës ortodokse Miron Cako.

“Përkatësia fetare e atyre që do të pyeten i përket mësimit të disa të vërtetave me këtë regjistrim. Por ajo është diçka fakultative që kush dëshiron ta deklarojë e ka mundësinë ta bëjë.

Komuniteti ortodoks është i dyti në renditjen e komuniteteve fetare në Shqipëri, është ai mysliman, vjen komuniteti ortodoks, katolik dhe bektashinj e me radhë.

Ndryshe nga censusi i vitit 2011 neve na lind si detyrë që t’i sensibilizojmë qytetarët për këtë çështje.

Në këtë census duhet të kalohet pyetja e parë “Je apo jo praktikant i kësaj feje, por të kalohet direkt tek pyetja e përkatësisë fetare “Je apo jo i krishterë ortodoks?”, mund të formulohet pyetja dhe më pas të kalohet tek praktika.

Të qenurit ortodoks nuk të bën grek, pasi unë në rastin konkret jam i besimit ortodoks, por jam shqiptar. Nuk ka asnjë qytetar që deklarohet i besimit mysliman, të pranojë që është turk apo arab. Ndaj nuk ka lidhje kjo”, u shpreh teologu Miron Cako.

Regjistrimi i popullisë, Teologu: Të rishihet pyetja që ka

lili saraçi miron cako censusi

EMISIONET