“Vendi në rrezik”, PL: Implikimi i Edi Ramës në aferën McGonigal është provë e sulmit më të egër të mafias

“Vendi në rrezik”, PL: Implikimi i Edi Ramës në

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili shprehet se Amerika e dha sërish shembullin e madh se si mbi ligjin nuk vendos askënd në botë dhe arrestimi i Mc Gonigal tregoi se si mbrohet demokracia dhe shteti ligjor.

Por, thotë Vasili, mafia kombëtare me emrin Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare kanë një objektiv të vetëm: asgjesimin e pluralizmit si armikut të natyrshëm të mafias dhe garantit të patjetërsueshëm të demokracisë.

“Të mbrojmë demokracinë dhe pluralizmin o sot o kurrë!

Pluralizmi politik është sot i atakuar, i sulmuar dhe i rrezikuar si kurrë ndonjëherë.

Demokracia është sot nën kërcënimin më të egër dhe bashkë me të e ardhmja e ekzistencës së Shqipërisë.

Amerika e dha serish shembullin e madh se si mbi ligjin nuk vendos askënd në botë dhe arrestimi i Mc Gonigal tregoi se si e mbrohet demokracia dhe shteti ligjor.

Amerika na tregoi rrugën se si liritë mbrohen me çdo çmim dhe se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe se atdheu është mbi të gjitha.

Mafia kombëtare me emrin Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare kanë një objektiv të vetem: asgjesimin e pluralizmit si armikut të natyrshëm të mafias dhe garantit të patjetërsueshëm të demokracisë.

Inkriminimi dhe implikimi kokë e këmbë i Edi Ramës në aferën McGonigal është provë e sulmit më të egër të mafias të bërë ndonjëherë mbi demokracinë tek ne.

Sot është në provë gjithçka, që nga integriteti moral i secilit nga ne, i dashurisë për këtë vend, i përgjegjësisë për familjet tona dhe për të ardhmen e brezave që vijnë.

Mbrojtja e demokracisë dhe pluralizmit thelbësisht garanton shtet ligjor solid e të shëndetshëm, ku ligji është barabartë për të gjithë, ndëshkueshmëri pa dallim për këdo që e shkel ligjin, hapësirë të plotë lirive të gjithësecilit dhe mbrojtje nga çdo kërcënim ndaj tyre.

Ndaj përballja o sot o kurrë me Edi Ramën dhe gjithçka ai përfaqëson është sot vijë ndarëse për mbrojtjen e ekzistencës së Shqipërisë”, shprehet Vasili.

agjenti i fbi edi rama petrit vasili mc gonigal

EMISIONET