Çështja McGonigal, Sharra: Janë gjëra që janë bërë me paramendim, investigimi po vazhdon

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Besa Sharra, përfaqësuese e lëvizjes së Diasporës u shpreh se dyshohet se McGonigal mund të ketë lëshuar sekrete amerikane te rusët.

Ajo tha se duhet investigim për të kërkuar fakte se çfarë ka ndodhur realisht është shumë shpejt për të thënë se cilat janë arsyet.

Sharra: Këto janë gjëra që janë bërë me paramendim për të krijuar një lloj ure mes qeverisë shqiptare dhe mbase qeverisë ruse, duke lëshuar dhe lëshuar sekrete të qeverisë amerikane. Sepse kjo është arsye që kanë bërë biznes me këtë person.

Duhet investigim për të kërkuar fakte se çfarë ka ndodhur realisht. Është shumë shpejt për të thënë se cilat janë arsyet. Fakti që ky person ka qenë strumbullari në gjithë këto çështje, duhet investiguar dhe nuk është pa gjë. Ky është vetëm fillimi.

EMISIONET