Zaimi: McGonigal ka paguar 500 mijë euro si garanci, po gjykohet në liri me kusht në SHBA
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetarja Menada Zaimi u shpreh se dje ishte paraqitja e parë me këtë çështje e McGonigal, lidhur me akuzat e ndritura ndaj tij.
Ajo tha se ai po lejohet që të gjykohet në liri, me kufizimit e nevojshme, duke iu marrë pasaporta dhe me kufizimet që i ka Departamenti i Drejtësisë.
Zaimi: Dje ishte paraqitja e parë me këtë çështje e McGonigal, lidhur me 225 mijë dollarët që nuk ka deklaruar dhe me lidhje që ka pasur me oligarkun rus. Atij i është komunikua aktakuza dhe do të ketë një tjetër seancë për të. 500 mijë dollarët i ka paguar për rastin e parë.
Iu komunikua paratë në Manhatan. Po lejohet që të gjykohet në liri, me kufizimit e nevojshme, duke iu marrë pasaporta dhe me kufizimet që i ka Departamenti i Drejtësisë. Do të jetë drejtësia ajo që do të vendosë se çfarë shkeljesh konkretisht ka bërë ish-zyrtari.