Vasili: Rama kryeministër i vetëshkarkuar, e dëshpëroi skandali që nuk shuhet
Parlamenti brenda dhe jashtë tj nuk po gjen qetësi. Është protestuar në 3 seancat e fundit si nga deputet të opozitës dhe nga qytetarë.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se Rama "Është kthyer në korruptues ordiner dhe njëherazi duke refuzuar parlamentin shqiptarët kanë përballë një kryeministër të vetëshkarkuar".
Petrit Vasili: Nuk mund të gjendet një precedent i kësaj që ndodh në parlamentin e Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë të refuzohet llogaridhënia në parlament nga kryeministri. Edi Rama kërkon të mos japë llogari. Pas skandalit që nuk shuhet dot, që e ka dëshpruar Ramën pozicioni i tij është i vdekur nga pikëpamja shtetërore dhe kushtetuese. Është kthyer në korruptues ordiner dhe njëherazi duke refuzuar parlamentin shqiptarët kanë përballë një kryeministër të vetëshkarkuar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

