Vasili: Kanibalët urbanë, tjetër kafshim 58 katësh në zemër të Tiranës!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me situatën e ndërtimeve në kryeqytet.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili thotë se po përgatitet një tjetër “kafshim” 58 katësh në zemër të Tiranës.
“Kanibalet urbanë tjeter kafshim 58 katesh ne zemer te Tiranes! Muaj me pare e kam denoncuar me shume force dhe dhimbje thiken tjeter 58 kateshe, qe po i fusin ne zemer Tiranes.
Nje kulle 58 kate betoni eshte thika me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes. M'u ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter moster prej betoni.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë.
Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s'kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.
Presin qytetaret ndonje cm2 gjelberim dhe Veliaj ju jep vetem beton. Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.
Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne. Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.
Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.
Paturpesia s'ka kufi, gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate. Kanibalet urbanë po shqyejne gjithshka.
Tirana nuk ekziston më. Nje ferr betoni i ka zene vendin Tiranes!”, shprehet nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.






