Vasili: Dëshmi shokuese nga Amerika për pazarin e ndyrë Rama-McGonigal, si u gjobitën biznesmenët shqiptarë

Vasili: Dëshmi shokuese nga Amerika për pazarin e ndyrë

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se të tjera dëshmi shokuese nga vijnë nga Amerika për atë që ai e cilëson si pazarin e ndyrë Rama- McGonigal me “non gratat”!

Vasili shprehet se tashmë është revista Amerikane “The Washington Examiner” tregon pazarin e McGonigal me sanksionet, nga i cili kanë fituar mbi 30 milionë euro në Shqipëri, duke u vënë gjoba biznesmenëve shumë të njohur si: Kastrati, Mane etj.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Dëshmi shokuese nga Amerika për pazarin e ndyrë Rama- McGonigal me “non gratat”!!

Revista Amerikane “The Washington Examiner”, McGonigal tregon pazarin me sanksionet, nga i cili kanë fituar mbi 30 milionë euro në Shqipëri duke u vënë gjoba biznesmenëve shumë të njohur si Kastrati, Mane etj.

Ja çfarë thotë “The Washington Examiner”:

"McGonigal u tha shqiptarëve të suksesshëm, të cilët jo të gjithë ishin në hirin e mirë të qeverisë Rama, se po përballeshin me sanksione të afërta të SHBA-së, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do t’i jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë vendit. Megjithatë, McGonigal mund ta rregullojë këtë problem për një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroj jetën tuaj. Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh pozicionin e McGonigal-it në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar “vetëm” 3 milionë euro. Të tjerët paguanin shumë më tepër.

“The Washington Examiner” vazhdon:

"Burimet më thonë se McGonigal tronditi Shefqet Kastratin, manjatin kryesor të naftës në Shqipëri, për 12 milionë euro, me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017. Me sa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga Samir Mane, një biznesmen kryesor shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo tronditje ishte në masën 30 milionë euro, megjithëse me sa duket ishte ndarë me partnerët e tij shqiptarë".

Komentet janë të tepërta, por e sigurtë është që kemi një kryeministër batakçi dhe mafioz!

edi rama charles mcgonigal petrit vasili hetimi skandali

EMISIONET