“Uragani po vjen!”/ Tedi Blushi: Edi Rama është absolutisht i pashpresë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2023, 08:46
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në Tiranë, në protestën e thirrur mnga opozita mesditën e sotme.
Përmes rrjeteve sociale, Blushi thekson Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ndërsa shton se ndryshimi i nadh fillon nga sot!
“Uragani po vjen!
Edi Rama është absolutisht i pashpresë!
Ndryshimi i Madh fillon nga sot!
Eja edhe ti! Bashkohu në orën 12:00”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.