U dyshua për blerje votash, policia e Dibrës sqaron ngjarjen në Klos: Deklarata e drejtueses së PD e pavërtetë

U dyshua për blerje votash, policia e Dibrës sqaron ngjarjen në

Policia e Dibrës ka reaguar lidhur me denoncimin e drejtueses së PD në Mat, Denisa Vata, e cila pretendonte se Policia e Klosit ka shoqëruar me dhunë për në Postën e Policisë Klos, tre shtetase dhe se terrorizon banorët.

Policia thotë se pretendimi i ngritur nga Vata është i pa vërtetë.

Në lidhje me këtë deklaratë policia sqaron se mbrëmjen e djeshme, Policia e Klosit ka marrë informacion se dy automjete po lëviznin në fshatin Dars, Bashkia Klos ku dyshohej se shpërndanim vlera monetare për përfitime elektorale.

Është ngritur grupi hetimor dhe është bërë kontrolli i zonës në këtë fshat ku u konstatuan dhe u shoqëruan për në Postën e Policisë dy automjete, konkretisht automjeti që lëviznin shtetaset SH.I., F.K., K.K., dhe shtetasi B.H., dhe automjeti me të cilin lëviznin shtetasit S.V.,  dhe K.D.

Gjatë kontrollit shtetases F.K., i është gjetur dhe sekuestruar një listë format A4,  që kishte të shënuar emra dhe numrat e kontaktit të dhjetrave personave.

Të gjitha veprimet procedurale janë kryer nën drejtimin e prokurorit të gatshëm dhe në përfundim të deklarimit të tyre të gjithë shtetaset/it,  janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET