Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë e Dibër, probleme me komisionerët e opozitës

Shpërndahen materialet zgjedhore në Bulqizë e Dibër,

Edhe në Bulqizë procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur që në orarin e përcaktuar.

Fillimisht ndarja është bërë nga fshatrat më të largët të Njësisë Administrative Martanesh, të cilët janë paraqitur në kohë për të marrë materialet.

Kryetari i KZAZ 18 në Bulqizë, Kujtim Kërkuti, tha se vetëm komisionerët e Njësisë Administrative Ostren nuk janë paraqitur në kohë për tërheqjen e materialeve.

Sipas tij, shkak janë bërë komisionerët e opozitës të cilët kanë ngritur pretendime për arsye shëndetësore, por që kanë lajmëruar që do të paraqiten.

Në Bashkinë e Bulqizës janë me të drejtë vote 29 774 qytetar në 49 qendra votimi, të cilët do të zgjedhin mes Festime Mjeshtri nga Partia Socialiste dhe Defrim Fiku nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".

Edhe në Dibër procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur normalisht dhe ka vijuar pa probleme.

Në Dibër janë me të drejtë vote 56 620 qytetar në 99 qendra votimi që do të zgjedhin mes Rahim Spahiu nga PS, Ismail Uka nga BF dhe Naim Gazidede nga PD.

zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET