“Transporti publik në Tiranë, falas” Meta krah Këlliçit: Ky autobuz, është autobuzi i shpresës

“Transporti publik në Tiranë, falas” Meta krah

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është riktheyr sërish zhvillimeve që prodhoi manifestimi i çeljes së fushatës elektorale të koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” në stadiumin “Air Albania”.

Duke marrë shkas nga gjetja origjinale e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi, i cili u fut në stadium me një urban të improvizuar si pjesë e shpjegimit të platformës së tij për transport publik falas në Tiranë, Meta thekson se ai autobus është pikërisht autobusi i shpresës jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por gjithë Shqipërisë.

“Ky autobuz është autobuzi i shpresës. Është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ky autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Se më në fund do të ketë një Kryebashkiak që do të mendojë e do të zgjidhë problemet më jetike të qytetarëve të Tiranës. Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.

belind këlliçi këlliçi ilir meta

EMISIONET