"Tokë e nxanun"/ Zana: I lanë të ndërtojnë dhe tani i heqin...Më duket si një kapriço

"Tokë e nxanun"/ Zana: I lanë të ndërtojnë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, ekonomistja Zana Guxholli komentoi deklaratën për lirimin e hapësirave publike, të cilën kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si aksion kundër fenomenit “tokë e n xanun”. Ajo u shpreh se ndonëse problematika është reale dhe kërkon zgjidhje, ndërhyrja duhet të ishte bërë më herët dhe në koordinim me pushtetin lokal. Sipas Guxhollit, bizneset janë lejuar ndër vite të investojnë në këto hapësira, ndaj nevojitet qasje më e kujdesshme dhe e mbështetur në ligj për të mos dëmtuar ekonominë lokale.

"Po të jesh në biznes këtë e sheh si një ndryshim të madhësisë së kapacitetit të biznesit, pra do të ketë një lloj ndikimi në këtë drejtim.

Çështja duhet parë që ç'ishte ky zgjim kaq i papritur për një fenomen që ka gjithë këto vite që është prezent këtu tek ne dhe unë do ta shtroja pyetjen se përse u lanë këto biznese të bëjnë investime dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre kur kjo është e jashtëligjshme.

Pasi u lanë, një ditë të bukur kalon kryeministri dhe vendos që këto biznese duhet të kthehen në përditshmëri.

Që ta bësh këtë, njëherë nuk e bën kryeministri por pushteti lokal, është kompetencë e tij dhe duhet të vendosen kontrolle dhe ballafaqim me legjislacionin.

Duhet bërë sepse ka vende për hir së vërtetës që mezi kalon mes karrikeve, ose nënat me fëmijë e me karroca nuk kanë ku të kalojnë, duhet të zbresin në rrugë ku kalojnë automjetet. Ka dhe fenomene dhe më të rënda se ky se këto i lëviz tavolinat, i heq dhe e liron hapësirën publike. Ka çështje shumë më të nxehta dhe që prekin më shumë qytetarin dhe individin për shembull ndërtimet.

Sot që nuk është lënë asnjë pikë vend për gjelbërim, hapësira për parkim apo për ambjente urbane, por këto ndërtime zënë trotuarët dhe pasi mbarohen trotuari ose zhduket ose ka përsiper ndonjë ballkon.

Nga pikëpamja ekonomike nuk ka ndonjë domethënie. Më duket si një kapriço.

Unë do të thoja se më tepër interes, meqë jemi në kohën e turizmit, nëpër plazhe ku mungon uji, ku plehrat vende vende 'bërtasin'. Do të thoja të kalonte në gjithë plazhin. Ose duhet të ndryshoj gjithë pushtetet lokale ose ti kontrolloj por jo të bëj punën e tyre", u shpreh Guxholli.

 

EMISIONET