Jola Hysaj reagon për lirimin e Salianjit: Politikani që nuk u tremb, sfidoi sistemin dhe u kthye i lirë

Jola Hysaj reagon për lirimin e Salianjit: Politikani që nuk u tremb,

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-deputetit Ervin Salianji.   

Postimi:

U LIRUA ERVIN SALIANJI!

Zëri që nuk u përkul, politikani që nuk u tremb, i riu që sfidoi sistemin u kthye i lirë!
Liria nuk falet — fitohet!

Pas muajsh të gjatë padrejtësie dhe hakmarrjeje politike, drejtësia më në fund u detyrua të hapë portën e burgut.

Ervini nuk kërkoi mëshirë, por u përball me gjithë peshën e një dosjeje të fabrikuar.
Nuk heshti. Nuk iku. Nuk u shantazhua.

Dhe sot, ai del më i fortë, më i vendosur dhe më i domosdoshëm se kurrë për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë që duam!

Mirë se u ktheve, Ervin Salianji – lufta sapo ka filluar!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)

EMISIONET