Tensione para Kuvendit: Protestuesit demokratë hedhin tymuese e kapsolla, lëndohet një polic
Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës e cila po zhvillohet para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme.
Mësohet se një efekt i policisë së shtetit është dëmtuar nga kapsollat e tymueset e hedhura nga protestuesit e opozitës.
Pas hedhjes së disa shashkave dhe flakadanëve, Policia e Shtetit dhe FNSH kanë përdorur skafandrat për të larguar protestuesit.
Ndërkohë që janë përgatitur edhe për të hedhur gaz lotsjellës, ndërsa në ambientet para Kuvendit ka ardhur edhe një makinë për hedhje uji.
Nga ana e tyre protestuesit dhe deputetët demokratë janë duke u shtyre me kordonin e policisë, për të fituar terren dhe për të mos u larguar.




