"SPAK të hetojë Ramën" Korreshi: Drejtësi e çakorduar, ministri lexon e qesh të tjerët ngrenë kartonat

Deputeti i PD-së Sajmir Korreshi në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Katerina Hysenllari foi lidhur me mungesën e përgjigjeve nga Rama për lidhjen e tij me ish agjentin e FBI-së.

Poll

Sipas tij në kuvend përveçse Rama nuk jep llogari nuk ka hapsirë dhe mundësi që të diskutojnë deputetët për ligjet e ndryshme që miratohen.

Madje ai u shpreh se "mijëra palë presin të gjejnë zgjidhje me një reformë të çakorduar drejtësie, e lexon ministri i drejtësisë duke qeshur, duke u zgërdhirë dhe të tjerët ngrenë kartonat. Rama ka mungesë argumenti".

Edi Rama: Rama aty ku e ka obligim të përgjigjej pyetjeve të opozitës ai e bojkotoi. Po pyesnim për takime që ai i ka bërë personalisht ndaj është i detyruar ti përgjigjej pyetjeve të opozitës. A ka llogjikë të mos debatohet një ligj në kuvendin e Shqipërisë, do të përjashtojë të gjithë deputetët? Nëse nuk është e mundur të vijohet atëherë ndërpritet seanca. Ne nuk ishim dakord me procesverbalin e radhës së kaluar, ne nuk debatuam. Nga 55 mijë dosje 55 mijë palë presin të gjejnë zgjidhje me një reformë të çakorduar drejtësie, e lexon ministri i drejtësisë duke qeshur, duke u zgërdhirë dhe të tjerët ngrenë kartonat. Rama ka mungesë argumenti.

Pse kërkoni komision hetimor kur Gazmend Bardhi ka dërguar një padi në SPAK?

Edi Rama: Nuk ka kauz më të fuqishme për opozitën sesa për të ngritur një komision hetimor për këtë. Duhet ti rikujtojmë SPAK-ut se FBI hyri në shtëpinë e presidentit SHBA. Nuk ka fëmijë 3 vjeç që nuk e di se në çfarë aferash është përfshirë kryeministri shqiptar. SPAK duhet të bëjë një hetim të gjithanshëm. Është momenti që dikush të hetojë dhe politikan qoftë dhe Edi Ramën. Kemi dy kauza të opozitës kjo që po ndodh dhe 14 maji. Ka nevojë për bashkëpunim në këto zgjedhje.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET