"McGonigal rrit agresivitetin maxhorancë-opozitë", Kikia: Rama duhet të dorëhiqej si Kryeministër

Çështja McGonigal po mban të mbërthyer kohët e fundit politikën me akuya dhe kundërakuza nga të dzja palët.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe gazetari Mentor Kikia në një intervistë për RTV Ora me gazetaren besmira Pelushaj.

Sipas tij "Çështja McGonigal  e ka futur politikën shqiptare në një spirale të re".

Kikia thotë se "opozita shqiptare është pre e kësaj historie".

Mentor Kikia: Çështja McGonigal  e ka futur politikën shqiptare në një spirale të re përtej konfliktit të përhershëm që prodhon politika shqiptare. Dy seancat e fundit në kunvend kanë dëshmuar dozën e agresivitetit që ka marrë tashmë marrëdhënia mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo lloj klime do të thellohet edhe më tej pasi çëshja McGonigal  do ta shfrytëzonte çdo opozitë në çdo vend. Ajo që e bën më të theksuar këtë përplasje është se opozita shqiptare është pre e kësaj historie. Kjo i jep asaj më shumë të drejtë morale për të prodhuar këtë situatë të demostruar në seancat plenare. Agresiviteti do të vijojë të jetë në rritje pasi historia do të vazhdojë të prodhojë material duke pasur parasysh faktin që në SHBA procesi është ende në fazë hetimi.

Përse Rama i shmanget një përballjeje në parlament?

Mentor Kikia: Padyshim që nuk është një pozicion i mirë për kryeministrin, ky është pozicioni më i vështirë politik në të cilin është gjendur Rama që kur ka marrë drejtimin e qeverisë. Kjo për faktin se situata është specifike. Nuk është çështja se Rama gjendet në akuzat e medias apo të politikës për çështje korrupsioni, McGonigal është një njeri jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Sipas tij, kjo histori do të duhet të ishte shoqëruar me një dorëheqje të kryeministrit Rama.

Mentor Kikia: Padyshim një dorëheqje të kryeministrit dhe jo qeverisë. Qeveria është votëbesuar nga populli. Kryeministri për shkak të implikimit mund të dorëhiqej dhe socialistët mund të prodhonin qeverisje të tilla. Histori të mëparshme mund të ishin shoqëruar me dorëheqje Ministrash.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET