SPAK nuk pranon kallëzimin e PD-së për “Aktivistin”: Kanë vendosur procedura burokratike

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim në SPAK për platformën "Aktiv1st". Deputeti Oert Bylykbashi tha se qeveria po e përdor këtë aplikacion në kundërshtim me ligjin duke cënuar të drejtat e shqiptarëve por edhe procesin gjyqësor.

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso dhe juristi Franci Nuri u paraqitën në SPAK për të depozituar një kallzim pënal për platformën "Aktiv1st".

Padia penale nuk u depozitua, pasi sipas procedurës, kallëzimet duhet të dërgohen me postë e më pas prokurorët marrin dosjen në dorëzim nga sekretaria.

Deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se të paditur janë që nga Kryeministri e deri tek drejtuesit e çdo institucioni qëndror dhe vendor që kanë detyruar punonjësit e tyre të instalojnë aplikacionin.

Bylykbashi: Sot bëmë kallëzimin penal për aplikacionin Aktivisti të Partisë Socialiste,  nëpërmjet të cilit ne kallëzojmë Edi Ramën kryeministër, ministrat, anëtarët e PS, të gjithë drejtuesit e bashkive dhe institucioneve që në shkelje të ligjit, të Kodit Penal dhe të rekomandimeve prioritare të OSBE/ODIHR kanë konsumuar pothuajse të gjithë kapitullin e krimeve zgjedhore në Kodin Penal.

Erdhëm këtu për ta dorëzuar, fatkeqësisht SPAK nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike që ne t’i dorëzojmë drejtpërdrejt, po gjithsesi, ky kallëzim do të dorëzohet sot patjetër. Ne kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion dhe është barrë e Prokurorisë të vërë para përgjegjësisë penale ata që kanë të bëjnë me këtë skemë manipulimi jo thjesht të rezultatit zgjedhor, por të manipulimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve. E tëra administrata është nën presion kriminal për të ndikuar në procesin zgjedhor dhe në votën e tyre.

Para godinës së Prokurorisë së Posaçme Oerd Bylykbashi i bëri thirrje SPAK të gjejë vullentin dhe të vendosë para përgjegjësisë përgjegjësit.

Bylykbashi: Kërkojmë që përmes veprimit energjik të SPAK, nëse do ta gjejë vullnetin, të ndalen dhe të vihen para përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë sot të drejtat e shtetasve shqiptarë.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Partisë Socialiste të pyetur nga mediat kanë thënë se aplikacioni shërben për të promovuar punën e qeverisë.

Por kritikët thonë se në listën e përdoruesve bënin pjesë zyrtarë të drejtësisë, policisë por edhe drejtues të institucioneve.

EMISIONET