SPAK nuk i ndahet avokatëve të penditove, pas Simonit sot caktoi avokaten e Henrik Hoxhaj për të mbrojtur Sali Berishën

SPAK nuk i ndahet avokatëve të penditove, pas Simonit sot caktoi

Vetëm një ditë pasi caktoi dhe më pas përjashtoi avokatin Artan Simonin për të mbrojtur ligjërisht në sallën e gjyqit, ish-kryeministrin Sali Berisha, në gjykatën e posaçme u paraqit sot një tjetër avokate që përdoret nga SPAK për marjen e deklarimeve të të penduarve.

Bëhet fjalë për avokaten Rabije Cenalian, e cila ka firmosur të gjitha deklarimet e bashkëpuntorit të Drejtësisë Henrik Hoxhaj, i akuzuar për një seri ngjarjesh të rënda.

Tashmë këtij bashkëpuntori Drejtësie dhe Procesverbalet e firmosura nga avokatia Rabije Cenalia, nuk janë marë në konsideratë nga SPAK, pasi në muajin korrik 2023 tre prokurorët vendosën t’ia heqin statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë Henrik Hoxhaj, për shkak se nuk është treguar i sinqertë në tre ngjarje kriminale.

Por mëngjesin e sotëm avokatia e Henrik Hoxhaj, është shfaqur në gjykatë për të mbrojtur kryesisht ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Shfaqja e saj u bë para kamerave, ndërsa një ditë më parë gjykata caktoi dhe më pas përjashtoi avokatin Artan Simoni, i cili rezulton të ketë firmosur process-verbalet e deklarimit të katër të penduarve të SPAK, si Klevis Alla, Nuredin Dumani, Luftar Reçi dhe Skerdi Tasi.

SPAK dhe gjykata është përqëndruar pikërisht tek këta avokatë, për shkak se askush nga avokatët e tjerë nuk pranon të paraqitet në gjykatë për të mbrojtur qoftë dhe kryesisht, ish-kryeministrin Berisha, ndaj të cilit SPAK ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Sali Berisha akuzohet nga SPAK, për akuzën e “Korrupsionit pasiv në nivele të larta”, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportive “Partizani” në Tiranë.

Ndërsa për të njëjtën akuzë është arrestuar dhe ndodhet në burg, dhëndëri i tij, Jamarbër Malltezi dhe në masën e detyrimit për paraqitje është ndërtuesi i “Homeplan”, Fatmir Bektashi.

SPAK nuk i ndahet avokatëve të penditove, pas Simonit sot caktoi

EMISIONET