Shqipëria në “Bordin e Paqes”/ Mediu: Ka një politikë Shqipëria. Të analizohen efektet...

Ftesa e Shqipërisë për të marrë pjesë në 'Bordin e Paqes' ka nxitur një debat mes Fatmir Mediut dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës në Kuvend, Mediu ka deklaruar se duhet një analizë për efektin që mund të sjellë 'Bordi i Paqes' në interesat e vendit. Ndërkohë që Rama i është përgjigjur duke deklaruar se priste që Mediu në këtë rast të mbante anën e Amerikës dhe Britanisë.   

Mediu: Ka një politikë Shqipëria, në kuadër të NATO-0s dhe BE. Disa vende brenda e jashtë BE, si psh Britania ka shprehur një shqetësim për Bordin e Paqes. Ajo që mund të ndodhë në Gaza mund të krijojë një precedent e mund të afektojë interesa të Shqipërisë brenda vendit dhe në rajon. Duke qenë dakord 100 për qind të jemi në bord, duhet një analizë për efektin që mund të sjellë ai në çështje siç mund të jetë Kosova.

Rama: Duke qenë se Mediu është ai që lidh Amerikën me Rrugën e Shpresës, prisja prej ti që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë e të mbante anën e Amerikës, por nuk ka gjë se nuk shohim divergjenca të tilla. Analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar, dhe s’na ka ardhur ende koha të analizojmë ne ata që na ftojnë.

EMISIONET