Shella: Këlliçi i disantazhuar për Tiranën, në garën Rama-Basha 10 vota bënë diferencën
Analisti, Gerti Shella, i ftuar në "Drejt" thotë se kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi hyn i disavantazhuar në garën për Tiranën në 14 maj.
Sipas tij kandidatët e tjerë në garë për kryeqytetin do të shkëpusin vota prej tij.
Shella: Në votimet për kryebashkiakun, mund të kujtojmë dhe episodet e zotit Rama për ballë Bashës ku 10 vota bënë diferencën, çdo votë e humbur mund të bëjë diferencën. Këlliçi është në situatë të disavantazhuar karshi Veliaj që ka gjithë mbështetjen e mundshme të spektrit të tij politik.Ndërkohë Këlliçi kandidon njëkohësisht përballë Roland Bejkos, Lalja Pernaskës, Arlind Qorrit, Endri Shabanit. Gjithësecili do ti hyjë në pjesë.

